Hapësire reklamuese


Aktualitet

“Publikimi i pagave një grusht në zemër të shtetit”, Gjikondi: Një dështim, as në diktaturë s’ndodh ky tmerr

Shkruar nga Newsbomb
“Publikimi i pagave një grusht në zemër të

Avokatja Brizida Gjikondi thotë se publikimi i të dhënave për pagën e qytetarëve shqiptarë është një grusht të zemër të shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se publikimi i kësaj databaze është një dështim i mbrojtjes së të dhënave personale.

Postimi i plotë i Gjikondit:

Publikimi i pagave eshte nje grusht ne zemer te shtetit.

Eshtë një dështim i cdo brockulle me mbrojtje te te dhenave personale etj.etj.

As ne diktature nuk ndodhte ky tmerr, ku cdo gje ish e tufezuar, qofte dhe informacioni.

Eshte nje precedent per krim, grabitje, gjobvenie.

Eshte nje precedent dhe debim per cdo investues te huaj i cili tmerrohet nga ky shtet pa shtet.

Por eshte dhe nje radiografi per hendekun e madh ekonomiko-social qe ka Shqiperia. Ku 90% luajne me mbijetesen dhe kusuri pertyp leke shpesh me burim te zymte financiar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese