Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Ptujjj”, “shpërthen” Aurela Gaçe ndaj mediave: Si mund të manipuloni lajme për shëndetin? Ku e keni moralin? Më pyesin njerëzit në rrugë si jam…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre vjet më parë, në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit, këngëtarja Aurela Gaçe u bëri thirrje të gjitha grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Ky postim i Aurelës atëhere dhe me të drejtë zuri faqen e parë në portale, mirëpo gjatë ditëve të fundit ky postim është rikthyer nga disa protale me qëllim për disa klikime më shumë, ashtu si dhe vetë Aurela thotë.

E indinjuar, këngëtarja kërkon që ky lloj abuzimi, që luan me shëndetin e njerëzve duhet të marrë fund sa më parë.

“Deri ku mund të shkojë ‘gatimi’ i një titulli? Në 2018, kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bëj kontrollet, se kam frikërat e mia ,si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qenit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojtjeje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm përsëritet, në 2021, duke e bërë titullin fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.

S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet.

E lashë të shkonte. Ndërkohë, miq, qoftë edhe njerëz dashamirës, më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin, mendojnë të keqen.

Jam e indinjuar.

Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për të ndihmuar gratë (ashtu siç ishte edhe qëllimi im), por për të gjeneruar vetëm disa klikime.Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shëndetin?Ptujjjjj”, shkruan Aurela.

Më shumë

spot_img
spot_img