Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Psikologia: Si të shpjegojmë tek fëmijët situatën e Coronavirusit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bcf153065ab7bab4d19158dfe2fe61c3

OLTA MARKU- Psikologe këshillimi

Bota po përballet me pandeminë Covid-19. Ne si të rritur arrijmë ta përceptojmë dhe studiojmë situatën te cilën po kalon vendi. Ne jemi të ndërgjegjshëm për rregullat që duhet të zbatojmë dhe për pasojat që sjell ky virus. Fëmijët janë ata që nuk e përceptojnë dhe kuptojnë këtë situate, por ato arrijnë te shohin mërzitjen dhe frikën e prindërve.

Çdo prind këto ditë është përballur me pyetje nga më të ndryshme nga të vegjëlit e tyre si psh: Përse ne po qëndrojmë në shtëpi? Pse nuk shkojmë në kopsht/shkollë? Pse nuk dalim të luajmë me shokët në park? Pse ju nuk shkoni në punë? Çfarë është Koronavirusi që jep televizori? Këshilla e parë që duhet të vihet në zbatim është që duhet të shmangni televizionet që japin këto informacione në prani të fëmijëve. Fëmijët në televizione duhet të shohin filma vizatimor dhe programe për moshën e tyre. Fëmijët bëjnë pyetje dhe pyetjet e tyre nuk duhet të injorohen pasi është shumë e rëndësishme që ata të marrin përgjigje. Fëmijët janë ata të cilët nuk duhet të ndjejnë ankth apo frikë. Duhet ti mbajmë sa më larg frikës së kësaj situate.Perjetimet emocionale të tyre janë më të rëndësishmet.

Mos shfaqni panik, ankth, frikë, tension në prani të tyre. Jini të buzëqeshur dhe shijojeni periudhën që po kaloni me to duke ju treguar dashurinë dhe kujdesin ndaj tyre. Shpjegoje situatën në te cilen ndodhemi duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre në mënyrat më të ndryshme që ata të arrijnë të kuptojnë aq sa duhet për moshën e tyre. Nëpërmjet lojrave dhe vizatimeve është një mënyre e mirë pasi fëmija dhe zbavitet dhe merr përgjigjet e pyetjeve që bën. Mund të ju jepet përgjigje pyetjeve të tyre kureshtare dhe nëpërmjet krijimit të një historie si psh; ” Nje mikrob i vogël u krijua në një vend të botës. Ky mikrob u rrit dhe u bë i madh. Ai mori dhe emrin Koronavirus siç ti e ke dëgjuar.

Ky mikrob është i padukshëm. Ne nuk e shohim atë. Por ai ëshë nje mikrob shumë i keq që do që të luftojë me njerëzit. Ai ka filluar të udhëtojë në të gjithë botën me makinën e tij të padukshme. Tek njerëzit që nuk mbajnë pastër rrobat, nuk lajnë duart, pështyjnë në rrugë ky virus hyn ne trupin e tyre dhe i sëmurë ato. Prandaj ne rrimë në shtëpi, nuk ikim në shkollë sepse ne nuk e dimë nëse shokët tanë i kanë mbajtur rregullat e pastërtisë. Nëse ato nuk i mbajnë rregullat e pastërtisë marrin mikrobin dhe ne duke ndenjur me to na e ngjesin atë. Ne kemi mësuar se gjithmonë duhet të kujdesemi për veten, duhet të veshim rroba të pastra, duhet të lajmë duart sa herë që prekim diçka, duhet të lajmë dhëmbët, kur tështijmë apo kollitemi duhet të tështijmë dhe kollitemi në shami dhe ta hedhim më pas atë. Mikrobi shkon tek njerëzit që smbajnë pastër veten dhe ambjentin. Prandaj të gjithë sëbashku duhet të ndjekim rregullat e pastërtise që virusi të zhduket përgjithmonë. Ne do rrimë në shtëpi do mbajmë pastër veten dhe mikrobi kur të shohë se ne jemi të pastër do ikë për te mos u kthyer më. Ne do kënaqemi në shtëpi sëbashku dhe kur të ikë mikrobi do kthehemi në shkollë dhe do dalim të luajmë në park”

Shpjegojuani situatën me fjalët më të thjeshta.

Bëjeni të ndjejë emocione pozitive dhe të kalojnë bukur, ngrohtë dhe zbavitëse periudhën e qëndrimit në shtëpi. Angazhojini ato me vizatime,lexim,shkrim dhe zbaviteni ato me lojra të ndryshme. Kthejeni shtëpine tuaj në një park lojrash ku ai të mos e ndjejë mungesën e lojrave jashtë shtëpisë. Bëju shok dhe luaj me të qe ai mos ta ndjejë mungesën e tyre. Organizo një orar kinemaje ku ai të shohë filma vizatimor,shpjegoi shumë shpesh rregullat e pastërtisë dhe edukojeni që ti zbatojne ato.

Duke ruajtur qetesine dhe mos perhapjen e panikut do jemi me optimistë per kalimin e kesaj situate.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img