Hapësire reklamuese

Politikë

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Ishte vendi i duhur, e ardhmja jonë është e përbashkët

Shkruar nga Newsbomb
Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Ishte vendi i duhur, e ardhmja

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.

Teksa u pyet se përse u zgjodh Tirana për mbajtjen e samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, zyrtari i lartë i BE u shpreh se ishte vendi i duhur dhe falenderoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e një eventi kaq madhështor.

Charles Michel: Pak javë më parë i propozova kryeministrit që të mbante këtë takim dhe për këtë dua të falenderoj kryemiistrin dhe stafin e vet. Nuk është e thjeshtë të organizohen takime të tilla, ne e kemi parë shumë shpesh në Bruksel se ka shumë cëhstje për tu zgjidhur.

Dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për shqipërinë por ëështë një sinjal i qartë për të githë ballkanin perëndimor për tu treguar një sinjal të qartë qytetarëve të bvendeve të ballkanit perëndimor që e ardhmja jonë është e përbashkët, të jemi bashkë. Edi Rama Rama: pse tirana sepse ne jemi më të mirët, jemi më të vjetrit dhe sigurisht se jemi më luajalë.

Unë u thashë atyre se është shumë mirë për ju të jeni në Tiranë sepse jemi më pro-europianët në europë, bazuar në eurobarometër, jo tek unë dhe Tirana është shumë e bukur. Dhe nëse Mark Rutte ditën e djeshme i tha shtypit hollandez se kjo do të ishte aventura më emocionuese e këtij viti për Bashkimin Evropian, imagjinoni tani që shkojmë pak më thjeshtë sesa e bukur ishte.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll