Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Berisha “non-grata”, Ndreca: Vendim i merituar, por do doja të ishte gjykuar nga institucionet tona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analistët në studion e “Open” kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me lajmin më të rëndësishëm të kohëve të fundit, shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zyrtari i PS-së, Plarent Ndreca tha se ky vendim është i merituar, por do të kishte dëshirë që të gjykohej nga institucionet shqiptare.

Lidhur me kohën se pse u dha tani vendimi, Andi Bushati tha se kjo ka ndodhur së fundmi pasi opozita është e “goditur” dhe të vetmit që mund ta ringrejnë janë ata; Berisha dhe Meta. Ai e cilësoi një vendim politik dhe të pabazë, për t’i hapur edhe më shumë rrughë regjimit të Ramës.

Plarent Ndreca: Nuk është një ndjenjë krenarie jo, dhe pse goditet Berisha. Do preferoja që ai të ishte gjykuar në një institucion shqiptar, është i merituar vendimi. Nuk mund të vihet në dyshim serioziteti amerikan. I është dhënë nota që e meriton. Ka akuza nga opinioni publik, nga persona dhe media të ndryshme, edhe pse nuk ka nga prokuroria. Është një notë që i vihet gjithë veprimtarisë së z.Berisha. një notë e fortë politike. Ka akuza mediatike të dokumentuara për veprimtarinë politike të tij dhe familjarëve të tij.

Andi Bushati: Do ndihesha i lumtur sot që para 10 vitesh Arvizu thoshte që Berisha ishte burrë shteti, vinte Amerika këtu, bënte foto me Bushin pas Gërdecit. Pse tani? Sepse kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë dhe nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi. Vetëm Berisha dhe Meta i vjen hakut, ndaj duhet të lihen jashtë kësaj. Thelbi është “a është Berisha ky burri që ka vjedhur kaq shumë kur ka qenë në pushtet bashkë me familjen e tij”? kur e kritikonim atëherë na quanin celula antiamerikane. Jemi në një fazë hipokrite dhe duhet ta përtypim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img