Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Pse u përleshën ‘të fortët’ në Elbasan? Evis Kushi flet me bindje: Ju siguroj se nuk janë anëtarë të PS, ngjarja të hetohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Minstrja e Arsimit Evis Kushi ka folur për inicidentin mes simpatizantëve të PD dhe PS ditën e djeshme në Elbasan.

E pyetur për personat që u shfaqën në video duke u përleshur, Kushi siguroi se nuk i njihte dhe se ata persona nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste.

Më tej ministrja shtoi se kjo ngjarje duhet të hetohet, ndërsa shtoi se PS është distancuar gjithmonë nga raste të tilla.

Pyetje: ‘Të fortët’ mbështetës të PS në Elbasan.

Evis Kushi: Nuk njoh asnjë, përvec Xhuvanit. Të tjerët nuk janë anëtarë të PS.

Pyetje: Pse u përleshën?

Kushi: Nuk mund ta them unë, por këta njerëz iu siguroj që nuk janë pjesë e PS.

Pyetje: Ata personazhe iu mbrojnë ju, nesër mund të shfaqen me armë në dorë.

Kushi: Nuk i gjykoj personat në video. Ne duhet ta hetojmë këtë konkretisht. Ajo qe ndodhi në Elbasan nuk ka lidhje me ne. Por përfshirja e tyre duhet të hetohet. Unë nuk i njoh këta persona.

Janë të tjerë ata që dhunojnë paralamentin, selinë e PS. Këto ngjarje janë të shëmtuara dhe ne distancohemi nga këta.

Më shumë




spot_img








spot_img