Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Pse s’reagon policia për grumbullimet e PD-së? Rama: S’mund të merremi me një tufë të papërgjegjshmish. Sot donin të përzinin të moshuarit nga palestra…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në Shkodër, komentoi edhe takimet e fushatës elektorale të PD, ku u shpreh se kjo mënyrë mbledhje përbën një rrezik për infektim masiv, duke shtuar ata nuk njohin kufij të njerëzores.

Sipas Ramës policia nuk mund të veprojë në takimet e PD dhe të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish, siç i quan ndryshe ai.

“Ça t’u thuash këtyre, për fat të mirë ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këto vazhdojnë si në 90 me makina me bori duke u mbledhur edhe duke puthur në buzë COVID ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme infektim masiv. Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh. Llogaria që kanë bërë ato që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet. Nuk kanë kufij të njerëzores, janë bosh nuk duan që t’ja dinë fare shteti duhet të veprojë, këto duhet të ankohen. Njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Më kanë pyetur nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmit. I mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina dhe bën një dasëm spontane në mes të rrugës i mungon vetëm dajrja mbi makinë. Nusja është Shqipëria për plaçkë.’- tha kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tregoi edhe një incident që kishte ndodhur sot në qendrën e vaksinimit në Koplik, ku sipas tij, disa persona të Partisë Demokratike kanë kërkuar lirimin e palestrës, ku u bë vaksinimi i të moshuarve me arsyetimin se është qendër ku do të numërohen votat.

“Thënë të gjitha këto, besoj se këtu është koha për të thënë dhe disa gjëra të tjera, sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit. Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, u shpreh Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img