Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pse SPAK po heton Fatmir Mediun kur duhet të hetojë vjedhjen e zgjedhjeve? DEBAT në studio

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme SPAK njoftoi fillimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, si person përgjegjës për ngjarjen e rëndë që ndodhi në vitin 2008.

Në studion e “Open” po diskutohet kjo çështje, mes analistëve Fihtim Zekthi, Arjon Sulo, sekretarit të PS për mediat, Alfred Peza dhe kandidatit për deputet në 25 prill, Plarent Ndreca.

Zekthi dhe Sulo janë të mendimit se SPAK po e përdor politikisht këtë çështje, tani menjëherë pas zgjedhjeve, duke përfituar dhe nga koha 4 mujore që Fatmir Mediu do jetë pa mandat deputeti, deri në shtator kur të formohet Parlamenti i ri. Sipas Zekthit, SPAK merret me çikërrima, është kthyer shumë pas në kohë në vend që të hetojë çështjet e freskëta siç janë ato të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Peza dhe Ndreca thanë se SPAK do mundohet të vendosë drejtësinë e munguar gjatë këtyre viteve. Askush prej tyre nuk dha fakte konkrete lidhur me përfshirjen e Mediut në këtë çështje, por thanë se hetimet duhet të vazhdojnë, ashtu si dhe për çështje të tjera ku u përmendën 21 janar apo rruga e Kombit.

Debati ka vazhduar mes Plarent Ndrecës dhe Arjon Sulos, ku ky i fundit e quajti gënjeshtar, ndërsa Ndreca e quajti “person të pakultuarua që nuk dëgjon askënd”. “Ki kujdes kur flet për mua dhe ktheji pas ato që the”, iu kthye Ndreca-Sulos.

Peza: Gërdeci është prova numër një e SPAK-ut për të treguar seriozitetin e vet. Pse tani, se zonja e thanë ne e kemi bërë 2 muaj e gjysmë më parë, nga pikëpamja procedurale mund tu duhet aq kohë. Po të bëhej më parë do thuhej se e bëri para zgjedhjeve. Kur nuk ka bisht ia vendosim, kur ka ia heqim. Politika nuk mund të fshihet pas procedurave. Nëse janë të pafajshëm nuk kanë pse të tremben. Unë gjykoj që jo vetëm duhet përshëndetur por duhet të kemi shpresë edhe për çështje të tjera gjatë këtyre viteve që nuk kanë gjetur drejtësi. Nuk kemi asnjëri nga ne informacionin e duhur në lidhje me këtë pyetje. SPAK i ka dhënë disa shenja për drejtësinë. SPAK që është kritikuar pse s’po vepron dhe tani që po vepron.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img