Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Pse s’ka ndërtime në Thumanë? Sulmi ndaj OJF-ve që mblodhën miliona euro, flet Ahmetaj: Goditje të pameritura

Lajme të ngjashëm

Ministri i ri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka folur sot lidhur me procesin e rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Ahmetaj tha se Këshilli i Ministrave ka shpallur 18 zonat e reja për zhvillim dhe u bëri thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalohet në hapat e tjerë.

Por teksa duket se gjithçka ka ngecur te aplikimi, mediat kanë nisur të kërkojnë llogari se pse nuk kanë nisur ndërtimet në Thumanë duke hedhur dyshime mbi fatin e miliona eurove të mbledhura nga OJF-të.

Këto sulme, Ahmetaj i cilësoi si të pamerituara dhe falenderoi organizatat për bashkëpunimin dhe sinergjinë.

“Dua të falenderoj edhe OJF-të që janë angazhuar në procesin e rindërtimit, që i janë nënshtruar njëlloj këtij procesi dhe ju shpreh këtyre organizatave që kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë në procesin e rindërtimit, solidaritetin për goditjet mediatike të pamerituara që kanë tentuar të vënë në dyshim integritetin e tyre. Edhe njëherë i falenderoj për bashkëpunimin sinergjinë dhe solidaritetin”, u shpreh ministri.

LEXO EDHE: Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Ahmetaj i lexon një për një: Ja 18 zonat e miratuara ku do të rindërtohet

Më shumë