Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
22 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Pse po heziton Begaj? Edi Rama pyetet për kreun e SHISH, ja çfarë thotë kryeministri

Lajme të ngjashëm

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë sot, kryeministri Edi Rama është pyetur mes të tjerave se përse po heziton presidenti Bajram Begaj, në dekretimin e Vlora Hysenit në krye  të SHISH.

Rama iu shmang pyetjes, duke thënë se ishte aty sot vetëm për të folur për rritjen e pagave dhe të ekonomisë së vendit, ndërsa të tjerat i ka cilësuar si “thasheme katuni”.

Pyetje: A keni informacion pse Begaj po heziton të dekretojë emrin që ju i keni propozuar  në krye të SHISH, duke referuar dhe një takimi të fundit me Albin Kurti, a keni marrë informacion pse është shkarkuar nga detyra?

Rama: Nga unë do të dëgjoni, mësohuni të dëgjoni vetëm pagat, pagat, ekonomia,  ekonomia, mirëqënia e njerëzve dhe transformimi i përgjithshëm dhe modernizimi i vendit tonë. Kurse këto pastaj thashethemet e katunit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite nuk kam as energji, as nevojë dhe as kohë.

 

Më shumë