Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Pse po frenohet vaksinimi? Përgjigjet Tomini: Teoritë konspirative janë më dominuese në popullatë sesa aplikimi i dozës anti-Covid

Lajme të ngjashëm

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha mbrëmjen e sotme se në vendin tonë është vënë re një ulje e aplikimeve ditore të vaksinës.

Kjo sipas saj vjen, pasi qytetarët kanë nisur që të besojnë më shumë teoritë konspirative që qarkullojnë gjithandej, sesa në vetë procesin e vaksinimit.

“Nuk do të quaja frenim, por një ulje e aplikimeve ditore. Duhet të ketë një balancë mes teorive konspirative. Një fushatë e madhe vaksinimi duhet përshtatur me mekanizmat, kjo sjell momente dhe të humbjes së dozave dhe frenimit të vaksinimit, por kjo nuk  është vënë re vetëm në Shqipëri.

Vaksinat janë të kontrolluara dhe përkundrejt teorive, vjen një moment të uljes së aplikimit, ku teoritë konspirative bëhen me sunduese sesa vetë vaksinimi“, u shpreh Tomini.


Më shumë