Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Pse nuk me keni futur mua në listë! Kush është ish-deputeti i PS që Rama mori në telefon, i tha t’i kërkonte falje Taulant Ballës (Newsbomb zbardh SMS dhe konfliktin në Parti)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al zbardh SMS që kanë sjell shkarkimin nga puna të ish-deputetit socialist Ardian Myslymi. Ka qenë një mesazh që Myslymi i ka dërguar Taulant Ballës, dhe më pas aty ka ndërhyrë dhe vetë kryetari Edi Rama.

Kur nuk ka parë emrin e tij në listën për anëtarët e rinj të KQZ-së, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ardian Myslymi i ka shkruar mesazh Taulant Ballës dhe i është ankuar, duke i thënë se si kishte mundësi që të mbetej jashtë ai, kur ishte një person me kontribute në PS.

“Pse nuk më keni futur mua në listë? Unë kam kontribute dhe jam shumë i vjetër në Parti”, i ka thënë Ardian Myslymi në sms Taulant Ballës, mëson newsbomb.al. Këtë mesazh, numri 2 i PS ia ka dërguar Edi Ramës dhe ka kërkuar të “merren masa”.

Menjëherë, kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS është vënë në lëvizje për të mos lënë të mërzitej Taulant Balla. “Merre në telefon Taulantin dhe kërkoj falje”, i është drejtuar Edi Rama socialistit të vjetër vlonjat Ardian Myslymi, shkruan newsbomb.al.

Aq i fortë është ndikimi i Taulant Ballës në PS saqë dhe vetë kryeministri është detyruar të vihet në lëvizje që ai të mos “mërzitej” nga një socialist me kontribute që kërkonte të dinte se përse mes emrave për anëtarët e KQZ-së nuk ishte futur dhe ai.

LEXO EDHE: Ish-deputeti i PS mohon konfliktin dhe shkarkimin me “urdhër nga lart”, pranon se konkurroi në KQZ: Të tjerat janë sajesa


Pjesë nga biseda e Ramës me Myslymin, mësuar nga newsbomb.al

Rama: Merre në telefon Taulantin dhe kërkoj falje
Myslymi: Unë t’i kërkoj falje Taulantit? Nuk i kam bërë ndonjë gjë për falje
Rama: Merre! Kërkoj falje ose të pushova nga puna…
Myslymi: Po më pusho nga puna, se falje nuk kam pse t’i kërkoj Taulantit.

Duke parë që socialisti vlonjat dhe një ndër kontributorët më të vjetër të kësaj force politike “nuk bënte mbrapa”, Edi Rama ka dhënë urdhër që ai të pushohej nga puna. Këtu del se, nga drejtuesi më i lartë i Partisë e deri te ministrja Anila Denaj janë vënë në rresht për të mbrojtur Taulant Ballën.

Me një vendim të paligjshëm, ministrja Denaj ka pushuar menjëherë nga puna ish-deputetin e PS Ardian Myslymi, duke zbatuar “pa një pa dy” prositë nga lartë. Për këtë shkarkim që u bë vetëm për një sms që Myslymi i dërgoi Taulant Ballës, nuk ka reaguar as zv.kryeministri Erion Braçe.

Edhe pse bën thirrje për respekt dhe merita brenda partisë dhe në administratë, ai nuk ka thënë një fjalë për shkarkimin nga puna të kolegut të tij, në Partinë Socialiste por dhe në gazetën Zëri i Popullit, shkruan newsbomb.al. Braçe dhe Myslymi kanë punuar bashkë për disa vite në këtë gazetë.

Për pushimin nga puna, Ardian Myslymi ka hedhur në gjyq ministren Anila Denaj në Gjykatën Administrative.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img