Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pse nuk lejohen dasmat e drekat funerale? Restorantet “po bëjnë namin” me promovime muzikantësh, e festash për 8 marsin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6b6e2ea32ad49eaf69444c13bc13b891

Çuditë në këtë vend nuk kanë fund.

Lokalet që organizojnë një drekë përcjellëse për njerëzit që ikin nga kjo jetë, gjobiten me 10 milionë lekë; takimet nëpër restorante e kafene të subjekteve politike marrin gjoba për pronarët me nga 30 milionë lekë; njerëzit nëpër rrugë vetëm për mosmbajtjen e maskës gjobiten me 30 mijë lekë, shoferët po shkelën orarin e aktit normativ marrin gjobë 100 mijë lekë, por, restorantet që organizohen për festa, e sidomos për 7 apo 8 marsin, nuk kanë asnjë penalizim.

Kështu, në rrjetet sociale qarkullon ftesa e kompleksit “Te Stela”, për një drekë argëtimi me DJ, me dy këngëtarë, e për cdo person, vetëm 15 mijë lekë. Duan të mbledhin mësuesit, apo gratë, për festën e tyre të tetë marsit. Një gjë e tillë ndodh kur Shqipëria është në kulmin e pandemisë, thuajse me 1000 raste të reja infektimesh në ditë.

Resorti anoncon se çdo person do të duhet të paguajë vetëm 1500 lekë, ndërkohë që menuja është e pasur dhe pijet pa limit. Këngë, valle, muzikë, argëtim, janë të gjitha të organizuara nga resorti.

Por, a duhet të lejohen grumbullime të tilla në një kohë pandemie si kjo? Si do të menaxhohet nga qeveria “shfrenimi” i përhershëm i 7 dhe 8 marsit? Qytetarët vetë nuk ndërgjegjësohen për rëndësinë e pandemisë dhe situatës. A do ndërhyjë qeveria???

Screenshot_10.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img