Hapësire reklamuese

Politikë

Pse nuk ishe në premierën e “James Bond”? Rama: Unë jam katunar Surreli, nuk i ndjek këto evenimente mondane

Shkruar nga Newsbomb
Pse nuk ishe në premierën e “James Bond”? Rama: Unë

Kryeministri Rama e ka cilësuar veten si një katunar Surreli që nuk i ndjek evenimentet mondane, kur u pyet se përse nuk ishte pjesë e premierës së “James Bond”.

“Unë s’jam elitë, unë jam katunar nga Surreli. Unë jam një katunar 198 centimetër. Nuk i ndjek këto evenimente mondane të këtij qyteti.

Kujtojmë se premiera e filmit “James Bond”u mbajt në kryeqytet disa ditë më parë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë si kreu i SPAK Arben Kraja, Kryeprokurori Olsian Çela, ambasadorja Kim dhe ai britanik, si dhe disa politikanë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.