Hapësire reklamuese

Politikë

Pse nuk i dorëzuat te Gaz Bardhi? Flamur Noka i prerë: Ai dhe Lul Basha janë pengje të Ramës! Kemi 4,200 firma, mblodhëm sot dhe do vazhdojmë

Shkruar nga Newsbomb
Pse nuk i dorëzuat te Gaz Bardhi? Flamur Noka i prerë: Ai dhe Lul

Deputeti demorkat Flamur Noka, pjesë grupit që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, ka thënë se firmat e mbledhura nga delegatët e PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nuk i janë dorëzuar Gaz Bardhit pasi ai dhe lulzim Basha "janë të marrë peng".

"Qeveria ka dhe një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha dhe paguhet nga Edi Rama. Ai është në panik. Demorkatët kanë shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet delegatëve të Kuvendit. Mbrëmë janë dorëzuar te kryetari i Këshillit Kombëtar 4.200 firma. Sot janë mbledhur dhe 150 të tjera, dhe do vazhdojmë. Të jeni të sigurt që shifra do i kalojë 5 mijë", u shpreh Flamur Noka.

- Pse nuk i dorëzuar te Gaz Bardhi?

"Zoti Basha është palë dhe nuk është ai... sekretari i përgjithshëm është palë dhe është mëkëmbësi i tij. Ne për transparencë ndaj demokratëve, ndaj PD dhe ndaj shoqërisë shqiptare, ne i depozituam firmat te i vetmi institucion legjitim, që është Këshilli Kombëtar. Ju jeni dëshmitarë që nga sekretari dhe poshtë nuk janë zgjedhur konform statutit", tha Noka në një deklaratë nga PD.

Të njëjtin pohim si Noka e bëri dhe Ristani, i cili tha se është ndjekur procedura dhe firmat janë dorëzuar te kryetari i Këshillit Kombëtar tyë PD, Edi Paloka.

"Në respekt të institucioneve të partisë, firmat janë dorëzuar në organin më të lartë, në Këshillin Kombëtar. Cic-micet jo në këtë zyrë dhe në atë zyrë, nuk duhet të marrin vlerë. Rëndësi ka që të ndiqet procedura", shtoi Arben Ristani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.