Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej ditësh ndodhet në Azerbajxhan, është takuar me nobelistin indian, Kailash Styarthi.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, ish-presidenti bën me dije se nobelisti i ka dhuruar një prej librave të tij, të titulluar "Pse nuk erdhe më herët?".
"Kënaqësi e veçantë të takohesha në Baku me nobelistin indian, Kailash Satyarthi dhe të merrja dhuratë prej tij librin "Pse nuk erdhe më herët?".
Misioni i tij "Dhembshuria në veprim" dhe "Dashuria në Veprim", siç na frymëzonte me veprën e saj Shenjtorja Nënë Tereza, që lidh edhe dy kombet tona, na udhëheqin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të jetimëve dhe atyre pa kujdes prindëror!", shkruan Meta.