Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Pse nuk e dekorove gazetën për 30 vjetor”, ironia therëse e Ylli Manjanit: Nikollë, dekoratën e Koha Jonë e mori Vasili… Laçi, pas vdekjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nikoll Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jone” që këtë vit festoi 30 vjetorin e themelimit të saj, i ka shkruar dje një letër Presidentit Meta, duke i thënë se përse nuk e kishte dekoruar gazetën.

Për këtë, me ironi shkruan dhe ish-ministri i LSI Ylli Manjani, duke qenë se Presidenti kohët e fundit ka shpërndarë dekorata për bare, restorante, shefa gstronomie dhe partizanë që kanë vite që kanë ndërruar jetë.

“Nikollë! Dekoratën e merituar të gazetës Koha Jonë e mori Vasili… Laçi dmth… pas vdekjes. Koha Jonë është akoma gjallë”, shkruan ndër të tjera Manjani, ndërsa vazhdon duke thënë se që të marrë dekoratë duhet ta ketë emrin Vasil Laçi.

“Po deshe dekoratë duhet ta kesh emrin Vasil Laçi dhe të kesh shti (qëlluar) mbi mbretin. Gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit. Ndaj ska dekoratë”, vijon ish-ministri.

Lexo edhe: Nikoll Lesi i “hap punë” Ilir Metës: Zoti President, si nuk dekorove gazetën “Koha Jone” për 30 vjetor?!

Më shumë

spot_img
spot_img