Hapësire reklamuese

Politikë

Pse nuk del në bazë? Basha: E mbush sallën më lehtë se Berisha, por nuk dua që të ndihet keq! Ata që përfitojnë nga gjendja e tij, do kenë kosto

Shkruar nga Newsbomb
Pse nuk del në bazë? Basha: E mbush sallën më lehtë se

Kreu i PD Lulzim Basha, është shprehur se nuk del në bazë në këtë kohë për të mos garuar me ish-kryeministrin Berisha se kush do t'i mbush më shumë sallat me demokratë. Megjithatë, Basha tha se e ka më të lehtë se Berisha të mbledhë demokratët, por nuk do ta bëjë këtë të fundit të ndihet keq.

Pse nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarësinë?

"- Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj, nga ata që bëjnë gara në momente të tilla, me autokolonë apo se kush mbush sallën më shumë. E kam më të lehtë po nuk dua të vendos në pozita inferioritet zotin Berisha.

Jam vetëpërmbajtur dhe do vetëpërmbahen, me bindjen e thellë, se siç janë të qartë demokratët, unë dhe shqiptarët, që çdokush që është i zemëruar të qetësohet. Oportunistëve dhe inatçorëve ju them se rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që po bëni me gjendjen e ish-kryetarit, fatura do tju vijë sikur nuk ua kam dhënë në 8 vite. Fatura politike domethënë..."

Cilat janë ish-ministrat e PD që kanë janë pasuruar gjatë qeverisjes së Ramës?

"- I dini ju të medias. I dinë pronrët tuaj. E di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Shikoni kush është graduar dhe pasuruar pas 2013. Kanë vendosur që në 8 vite në qeverisjen e PD janë pasuruar, dhe në 8 vite në opozitë nuk janë kujtuar. Demokratët i njohin."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.