Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pse nisi konflikti / Detaje nga sherri mes demokratëve në Korçë, kreu i PD u shfaq i gjakosur në fytyrë pas goditjes në kokë

Shkruar nga Newsbomb
Pse nisi konflikti / Detaje nga sherri mes demokratëve në

Detaje të reja mësohen nga sherri mes kreut të grupseksionit dhe kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani.

Sherri verbal mes tyre ka ndodhur në një lokal në hyrje të Korçës dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me sende të forta.

Sekretari i PD, Eduart Topalli ka pretenduar se ka qenë kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani ai që e ka qëlluar i pari, por Topalli i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me shishe në kokë.

Osmani është shfaqur i gjakosur në fytyrë, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë.

Konflikti mes Osmanit dhe Topallit ka nisur rreth një vit më parë për mosmarrëveshjet në lidhje me drejtimin e PD së Korçës, degë ku kjo forcë politike është shfaqur e dyzuar që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Policia raportohet se ka mbërritur në vendngjarje pasi ka marrë njoftimin dhe është duke marrë në pyetje drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD.

Lexo edhe: Plas në PD-në e Korçës, sekretari qëllon me shishe në kokë kryetarin e degës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese