Hapësire reklamuese

Politikë

Pse në Kosovë rezultati i zgjedhjeve del brenda natës, te ne duhen disa ditë? Celibashi: Sepse te ne bëhet numërim i...

Shkruar nga Newsbomb
Pse në Kosovë rezultati i zgjedhjeve del brenda natës, te ne

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar dhe arsyen se pse në vendin tonë merr disa ditë kohë nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve, ndryshe nga fqinjët tanë, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Ai tha se në vendin tonë bëhet numërim i përqendruar, nëse në Kosovë aty ku votohet aty dhe numërohet. Sa i takon numërimit elektronik, Celibashi tha në “Opinion” se ishte një kohë e shkurtër në dispozion për ta implementuar.

Fevziu: Pse nuk shkuat te numërimi elektronik? Sepse lehtësonte që të bëhej shpejt numërimi.

Celibashi: Ishte dhe kjo një ide, por sa kohë ligjvënësi nuk e ka parashikuar si opsion, plus dhe koha ishte e ngushtë. Kemi përgatitur projektin e identifikimit eklektronik.

Fevziu: Si shpjegohet që bëjnë zgjedhje Maqedonia dhe Kosova brenda mbrëmjes rezultati është i njohur ndërsa te ne kalon e mërkura e enjtja dhe nuk kemi rezultat?

Celibashi: E para lidhet me procedurat e nxjerrjes së rezultatit, ne e kemi të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Shqipëri e bëjmë në mënyrë të përqendruar, në Kosovë bëhen në qendrën e votimit aty votohet aty hapen kutitë aty numëërohet, siç është bërë këtu deri në 2003 që brenda natës dilte rezultati. Është koha që të merr transportimi i kutive.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.