Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pse ndryshove mendje për anëtarësimin 3 muaj pas zgjedhjeve?” Rutte: Shqipëria ka bërë progres në këto vite nën udhëheqjen e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“Pse ndryshove mendje për anëtarësimin 3 muaj pas

Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët.

Nga gazetarët Rutte është pyetur se përse ndërroi mendje vetëm tre muaj pas zgjedhjeve për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Kryeministri holandez tha se Shqipëria gjatë kësaj kohe, këto diy vite të fundit ka bërë shumë për hapjen e negociatave në reformat e saj.

“Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto 2 vite kundër krimit të organizuar, rritjen e fuqisë së policisë, kemi folur për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit. Ne i shohim raportet e Komisionit Europian, se ku Shqipëria qëndronte në raport me reformën në drejtësi, vetingun, por progresi ka qenë kaq i madh, sa ka bërë që ne të themi po.

Ne e duam këtë rajon në BE, për gjithçka përfaqësoni, por edhe për forca të tjera që mund të ndikojnë në këto shtete, flasim këtu në aspektin gjeopolitik. Gjatë dy viteve të fundit janë marrë shumë vendime. Nën udhëheqjen e Ramës janë marrë kaq shumë hapa”tha Rutte ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll