Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Pse na merrni dhe na bëni gjyqin?!”, moderatorja s’e lë të mbarojë fjalinë, Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet nga studio

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, përfaqësuesi i partisë Nisma Thurje ka hequr mikrofonin dhe është larguar nga studio e emisionit “Open”.

Ai mori fjalën dhe ishte duke folur, teksa në një farë mënyrë “i kërkoi llogari” moderatores Eni Vasili se pse në emision flitet për arsyen “se pse kanë dështuar partitë e vogla”.

Sipas tij nuk duhet të gjykohen, por të mbështeten. Teksa ishte duke folur Vasili ndërhyri dhe nuk e la të mbaronte, ndaj Endri Shabani u largua nga studio.

Endri Shabani: Ne kemi sot Murrizin që ka marrë 4700 vota dhe Tom Doshin që ka marrë 35 mijë vota. dhe ju nuk flisni për këtëJu sot na merrni këtu na bëni gjyq pse jeni të dobët opse keni dështuar etj etj. Ndërkohë ju shihni që subjekti ynë ka marrë mbi 10 mijë vota që do të thotë 1 deputet. Pra mbi 10 mijë njerëz do ishin përfaqësuar, për t’i dhënë përgjigje pse nuk iu duan njerëzit. Ata kanë marrë 40 milionë euro nga bandat dhe kriminelët që të investojnë në fushatë. Ne kishim zero lekë. Polariteti, debati u polarizua në momentin e fundit. Në një situatë të tillë është e vështirë që një aktor i tretë të mbijë në këtë situatë. Sepse shumë thonë të votojmë për Bashën dhe të heqim Ramën. Disa njerëz që janë zhgënjyer nga Rama, kur panë se u vra ai në Elbasan, thanë obobo do vijnë këta të na vrasin prapë. Ti e nis emisioninpse këta nuk arritën dot të mposhtin të mëdhenjtë.

Vasili: Shabani mos më bëj moralizma.

Shabani: Më lë ta mbaroj të lutem.

Vasili: Po jo, se po bën moral, nuk jemi te kjo tani.

Shabani: Po mirë bëjeni emisionin vetë pra.

Vasili: Po mirë në rregull.

(Shabani heq mikrofonin dhe largohet)

Kadia: Nuk duhet të ishte larguar.

Vasili: E respektojmë vendimin e tij, e ka nga ankthi i rezultatit të zgjedhjeve.

182668689 175515001018017 7487417054212010287 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img