Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Pse mungove sot në ‘dasmën’ e PD, jeni përçarë? Kryemadhi: Sot ishte darka e dajave, vijnë dajet me viça dhe tollumbace. Pyesni çifutin e tij pse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Arjan Çani kanë vënë re një mungesë të madhe në festën e PD-së sot në shesh, mungesën e LSI dhe vetë Kryemadhit.

Ai dyshon se marrëdhënia e tyre politike nuk është e mirë dhe gjërat janë ftohur, ndërsa Kryemadhi tha se sot nuk kishte pse të ishte pjesë e hapjes së fushatës së PD.

Ajo premtoi se ditët në vazhdim do dalin bashkë në fushatë dhe sigurisht në përmbyllje do jenë sërish bashkë.

Çani: Pse nuk ishit bashkë sot në shesh me z.Basha?

Kryemadhi: Po unë nuk kam punë, Basha ka prezantuar kandidatët e PD sot, unë kur bëra konventët nuk e ftova Bashën.

Çani: Domethënë që nuk ju ftoj Basha?

Kryemadhi: Po jo more, kjo s’më takon mua ta them, s’më takon të isha aty sepse ishte dita e tij, unë kandidatët e mi i prezantoj përditë.

Çani: Po jo moj Monika se kjo ishte ditë e shënuar, ishte si ditëlindje, ishte festë, ishte hapja sot, dasma.

Kryemadhi: Jo, dasma është me 25 prill, sot ishte si dita e enjte, darka e dajave. Vijnë dajat me viçin me tollumbacet. Ka ditë plot deri në 25 prill, bashkë do dalim, janë 12 qarqe. Ne mund të bëjmë mbylljen bashkë. Nuk është e duhur që ne të dalim të bëjmë harxhime për “show”.

Çani: Unë mendoj që Luli nuk duhet të anashkalojë LSI-së, e provoi në 2017 dhe iku për kumbulla. Sot Basha duhet të ftonte Kryemadhin dhe gjithë LSI-në.

Kryemadhi: Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë. Ju pyesni çifutin që i bën fushatën.

Më shumë

spot_img
spot_img