Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Pse mbahet sekret çmimi i vaksinave? Rama i kthehet gazetares: Nuk duhet ta ushqeni popullin me këto konspiracione idioteske

spot_img

Lajme të ngjashëm

60cbd415106663ccb4dc7b2f0c6b28f3

Kryeministri Edi Rama është pyetur përse nuk bëhet publike kontrata me Pfizer dhe përse mbahet e fshehtë shuma e parave që do të paguhet për të siguruar vaksinat.

Rama u shpreh se ka qenë një pjesë e kontratës që e ndalonte publikimin e këtyre të dhënave.

Ai u bëri thirrje gazetarëve që mos të mbushin njerëzit me informacione konspiracionale.

“Ju mund të dyshoni çfarë të keni dëshire, është e drejta juaj. Por dyshimet mund t’i lehtësoni duke parë praktikat e të gjithëve dhe sekreti që mbulon kontratën e Pfizer me të gjitha vendet nuk lidhet me çmimin. Çmimi është fiks po lidhet me modalitetet e çdo kontrate. Sipas kontratës, ka modalitete që lidhen jo me çmimin, por me sasitë, për kohën e kështu me radhe. Kështu që nuk ka lidhje. Ju mund të dyshoni çfarë të keni dëshirë.

Paratë nuk mbulohen nga sekreti, pra paratë që paguhen  për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Kështu që mund t’i shikoni dhe të kuptoni që është shumë e thjeshtë dhe nuk duhet ta ushqeni popullin me këto konspiracione idioteske, më fal për shprehjen se realisht u mbush me konspiracione dhe lloj lloj hamendësimesh.

Pfizeer ka një kontratë me të gjithë vendet dhe asnjë kontratë e Pfizer në asnjë vend, nuk është publike, unë këtë gjë nuk e dija, thashë që do të shkoj në Parlament dhe do ta bëj publike, por më thanë që nuk e bën dot publike se është sekreti tregtar. Kjo është një e qartë. Nëse gjeni një vend që ka bërë publike kontratën, vendi i dytë do të jemi ne. Kur nuk e bëjnë të tjerët si mund ta bëjmë ne. Me çfarë e ushqeni miletin me këto marrëzi se nuk e kuptoj. Përsa i përket shumës e kam shpjeguar një mijë herë, ne kemi kapacitetin për të paguar të gjitha vaksinat e nevojshme për njerëzit.

Me llogarinë që duhet të marrim vaksinën më të shtrenjtë, që sot për sot është Pfizer, ne i kemi paratë për t’i siguruar”,- tha Rama.

Më shumë

spot_img