Hapësire reklamuese

Rajoni

Pse kanë ngecur zgjedhjet e ‘suksesshme’ në Kosovë, partitë politike ‘luftë’ për votat e diasporës

Shkruar nga Newsbomb

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat u mbajtën në 6 tetor, u konsideruan një sukses dhe shembull në mbarëvajtjen e tyre.

Zgjedhjet përfunduan me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli si forcë e parë në rang vendi, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga këto zgjedhje koalicioni AAK-PSD e kryesuar nga Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmetit dolën forcë e katërt ndërsa koalicioni i partive NISMA-AKR, e kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, nuk arritën që të kalonin pragun zgjedhor prej 5%.

Pas përfundimit të numërimit të votave në rang vendi dhe pritjes së numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës, disa subjekte politike si LDK, PDK, NISMA, dërguan ankesë në KQZ (Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve), kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës, si dhe Gjykatës Supreme, për rinumërimin e votave në shkallë republike për arsye të parregullsive të ndodhura dhe të dokumentuara nga këto subjekte politike.

Tashmë bëhen një muaj që prej zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit kanë përfunduar, por rinumërimi i votave po shtyhet përtej çdo limiti, transmeton newsbomb.al. 

Koalicioni NISMA-AKR mesa duket është më e interesuara për vonesat në rinumërimin e votave, pasi pretendon se me votat nga diaspora do të kalojë pragun zgjedhor prej 5% sipas ligjit zgjedhor në Kosovë, duke përfituar kështu futjen në Parlametin e Kosovës me 6 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë ka bërë një ankesë drejtuar Gjykatës Supreme për vonimin e tejzgjatur të rinumërit të votave të ardhura nga Diaspora.

Nga ana tjetër ditën e sotme Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket 1806 kutive me vota të diasporës.

Supremja e ka miratuar si të bazuar ankesën e Vetëvendosjes që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si dhe  ka marrë vendimin që KQZ-ja të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 kutive me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës, transmeton newsbomb.al.

Kujtojmë se opozita kosovare bëri një fitore të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë politike dhe LDK e dyta.

Të dy partitë fituese janë në negociata për të krijuar një qeveri të re së bashku me përfaqësuesit e minoriteteve të cilët sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jenë pjesë e çdo qeverie të Kosovës.

Deri më tani përfaqësuesit e lartë të dy partive fituese kanë bërë pesë takime konstruktive ku po përpiqen të balancojnë planprogramet si dhe të dakordësohen për ndarjet e dikastereve në qeverinë e re që pritet të krijohet./Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll