Hapësire reklamuese

Showbiz

Pse ju merret fryma kur ngjisni shkallët, a është shenjë e një problemi shëndetësor?

Shkruar nga Newsbomb
Pse ju merret fryma kur ngjisni shkallët, a është shenjë e

Shumë prej nesh e kanë provuar në momente të caktuar, që na merret fryma teksa ngjisim shkallët e pallatit drejt apartamentit tonë, ose në rastet kur shkojmë në muzeume me salla të ndara e shkallë për të ngjitur.

Kardiologu Satjit Bhusri, thotë se ky fenomen ndodh kur zemra juaj “punon në tension”, kur jeni duke ushtruar muskujt tuaj në aktivitete të vështira, si për shembull të ecurit në një vend të pjerrët, shkruan Well & Good.

Muskujt po kërkojnë më shumë furnizim me oksigjen dhe zemra po përpiqet ta plotësojë atë kërkesë. Për të risjellë balancë, trupi bën gjëra të tilla si përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, ose ju detyron të merrni frymë më shpejt.

Sipas trajnerit Cristian Plascencia ka disa arsye të ndryshme pse kjo mund të ndodhë.

“Ndoshta nuk keni ngrënë mjaftueshëm ose jeni kequshqyer, ndoshta keni pasur një cikël të vështirë stërvitjeje, ose ndoshta zemra juaj e ka të vështirë të jetë në gjendje të pompojë më shumë gjak dhe oksigjen në të gjithë trupin, teksa ngjisni shkallët.”

Një këshillë për të përballuar më mirë ngjitjen e shkallëve apo terrene të vështira në natyrë, është frymëmarrja përmes hundës. Gjatë aktiviteteve me intensitet të ulët kjo mund t’ju ndihmojë të mbani rrahjet e zemrës relativisht të ulëta dhe gjithashtu të ndihmoni trupin tuaj të bëhet më efikas në frymëmarrje dhe në përdorimin e oksigjenit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll