Nëse keni probleme me gjumin, gjithçka lidhet me një faktor, insomnia. Por shkaqet e pagjumësisë apo gjumit të çrregullt mund të jenë të ndryshme, biologjike, mjekësore apo psikologjike.
Dr Michael Perlis nga Universiteti i Pennsylvania thotë se nëse nuk ju zë gjumi vonë në mbrëjme është për shkak të stresit nga përditshmria, ankthi, një dhomë me shumë dritë apo nëse i mbani sytë në ekran dixhital.
Nga ana tjetër “pagjumësia e vonshme” ka lidhje me depresionin. Ju zë gjumi vonë dhe detyroheni të zgjoheni herët në mëngjes.
‘Pagjumësia e mesme”, në rastin kur ju del gjumi gjatë natës lidhet me një sërë faktorësh thotë Perlis. Mund të jetë për shkak të sëmundjes së refluksit gastroesophageal. Acidet e stomakut ju djegin ezofagun, çka shkakton edhe zgjimin, transmeton newsbomb.al.
Por një pjesë e madhe e njerëzve ankohen se gjumi iu del shpesh në orën 03:00 në mesnatë, apo në disa intervale të parashikueshme pasi kanë fjetur.
Sipas Dr. Damien Stevens fajtor është alkooli.
“Në varësi të metabolizmit tuaj, herët a vonë, alkooli do dalë nga sistemi pas disa orësh. Kur kjo ndodh ju zgjoheni”. Sipas tij alkooli ka një efekt paradoksal sepse edhe e ndihmon por njëkohësisht e prish kualitetin e gjumit.