Hapësire reklamuese

Showbiz

“Pse je kaq kur*ë”, pas ‘bombardimit' nga fansat, Tea po mendon të bëjë publike kontratën që ka firmosur me emisionin

Shkruar nga Newsbomb

Ka bërë bujë lajmi se Tea dhe Bearti janë në një lidhje bashkë, të dy konkurentë të emisionit “Përputhen”.

Ditën e djeshme ishte Bearti ai që e pranoi lidhjen, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe Tea.

Tea ka reaguar me një postim ku nënkuptoi se ishte vetë ajo që ka lënë prova , në mënyrë që lidhja e saj me Beartin të zbulohej nga ndjekësit.

‘Krimi perfekt nuk ekziston ose ti lë gjurmë që të kapesh” shkruan ajo në postimin e saj.

Dhe nuk kishte sesi të mungonin komentet e shumta nga ndjekësit e zhgënjer për këtë shkrim.

"Haahhahah pse je kaq kur*ë", i komenton një ndjekës. "Çfarë nuk të bënë kur*ë në Shqipëri", i përgjigjet Tea.

Ndërsa një tjetër i shkruan, “Meqë doli e vërteta. Na tregoni kontratën me të cilën e keni bërë me Topchannel e që e qani të frikshme”. Ndërsa Tea shkruan “Nuk është ide e keqe”.

Mbetet për të parë nëse vertetë ajo do ta ndajë këtë kontratë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Tea para dy javësh zyrtarizoi lidhjen e saj me Andin, ndërkohë që shumë e akuzonin për shtirje, pasi ishin të bindur që po e tradhëtonte Andin me Beartin, djalin nga Kosova.

auto_-640-0-6015da81f08621612079331_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll