Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë të Librazhdit”, Bujar Vreto “shpërthen” ndaj Olti Currit: Njeri apatik, s’mund të tallet me...

Shkruar nga Newsbomb

Nata finale e “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme, mori të gjithë vëmendjen e publikut dhe jo vetëm. Disa personzhe publike nuk hezituan që të tregonin banonin e tyre të preferuar, pretendent për çmimin e madh.  Por nuk munguan as kritikat, në lidhje me veshjen e banorëve, ku një prej tyre ishte edhe Olti Curri. Si zakonisht, ai bëri një deklaratë aspak të hijshme, duke shkruar:

“Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë të Librazhdit”.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga qytetarët, ku një prej tyre është edhe kreu i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto. Ai e cilëson Currin si një njeri apatik i cili nuk mund të tallet me një zonë të mrekullueshmë dhe me njerëz të shkëlqyer që bëjnë diferencën kudo që shkojnë.  

“Inferjor në veshje, në jetë e kudo është ky apatiku me probleme psikomotore dhe mendon se tall apo përçmon një zonë të mrekullueshme si Dragostunja me njerëz të shkëlqyer që dinë të bëjnë diferencën kudo shkojnë. Merreni me sportivitet Librazhdas se nuk zhbëhen vlerat tona nga individë si currilat ( e dini mirë kujt i themi curr në anët tona) që i bëjnë hije tokës”, shkruan Vreto.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll