Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Pse impianti i Elbasanit s’ ka çmim të energjisë që prodhon? Balluku: E vendos ERE, nuk është në kompetencat e ministrisë

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka dhënë dëshminë e saj në Komisionin Hetimor për inceneratorëtTeksa është pyetur se pse nuk ka filluar prodhimi i energjisë dhe dalja e saj në treg nga inceneratorët, Balluku u shpreh se është Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ajo që vendos çmimin dhe se kjo gjë nuk është në kompetencat e ministrisë që ajo drejton.

Bushati: Impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon. A ndiheni përgjegjëse për këtë fakt?

Balluku: Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin. I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin.

Bushati: Pse nuk ka dalë në treg kur energjia sot është shumë e lartë?

Balluku: Dalja në treg të lirë duhet bërë në parametrat e legjitimitetit. Dy ditë para dorëzimit të impiantit te bashkia, është vendosur në sekuestro. Do të përdoret sa më shpejt.

Bushati: Licencimi bëhet nga ERE, jo nga Këshilli i Ministrave, s’ka asnjë dokument ku parashikohet që KSH të licencojë për prodhim energjie…?

Pra a do të ketë një vendim identik me kohëzgjatje 25 vjeçare?

Balluku: Unë nuk di se cila kontratë do të krijojë probleme., Unë insistoj s e në baze të vkm 25 vite janë afati i vlefshmërisë të prodhimit të energjisë në Elbasan. Licencat dhe gjithçka tjetër do t’i kalojë bashkisë së Elbasanit…Nuk do të ketë pretendime nga pala drejtuese sepse është e qartë që licenca është pjesë  e partneritetit publik dhe privat…

Më shumë