Siç kemi vënë re, përgjatë këtyre viteve, nga “Portokalli” janë larguar moderatoret femra. Por Salsano Rrapi ka zbuluar dhe arsyen se përse ndodh diçka e tillë.
Që në momentin që mendoi të sillte në Shqipëri një spektakël humori, themeluesi i Top Medias kishte një model të ngjashëm, spektaklin “Zeling” në Itali. Dhe sipas traditës së tij, moderatori është një personazh që qëndron më gjatë në drejtim, ndërsa me moderatoret nuk ndodh njëlloj.
Një formulë e ngjashme është praktikuar edhe në spektaklin e humorit në Shqipëri, Portokalli, në të cilin modëratorët kanë qenë gjithsej vetëm 2, në 13 vjet, ndërsa partneret e tyre janë ato që lëvizin më shpesh nëpër sezone.
Këtë ka shpjeguar së fundi edhe Salsano Rrapi ndërsa është pyetur nga “Tek unë” në lidhje me spektaklin e humorit.
“Unë kam prezantuar vetëm me Enedën dhe me Xhemin. U nis me Enedën, që ishte rreth 12 sezone, 6 vjet, pastaj erdhi Xhemi, një sezon ishim bashkë, pastaj iku Eneda, mbeti Xhemi. Sepse u bë kjo stafeta, na erdhi dikush tjetër për ta bërë më të zbutur stafetën….” – shpjegon Rrapi.
Pyetjes nëse ka stafetë edhe për të, ai i përgjigjet, “Kur ka filluar ky program, u mor spunto nga Zeling i Italisë. Tani këtë kishte qëllim, të bënte një “Zeling” në Shqipëri dhe Zeling kështu e ka traditën: moderatori nuk lëviz, vetëm femrat lëvizin. Claudio Bisio ka ndenjur rreth 14- 15 vjet dhe gjithë historia rrotullohej rreth femrave ‘kush do jetë femra që do jetë në krah Bisio-s’”
NDIQ VIDEON:
Sondazh