Hapësire reklamuese

OpEd

Pse godina e Teatrit është guri në lumin e Ramës ku të mençur dhe budallenj s’po e nxjerrin dot?

Shkruar nga Newsbomb

Nga Kreshnik Spahiu

Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur karremin për të peshkuar gjithë aktorët politik dhe jo politik, artistik apo mediatik.

Ka hedhur një gurë në lumë dhe janë mbledhur të mençur apo budallenj dhe nuk po e nxjerrin dot.

Ka nxjerr 2000 policë bashkiak dhe shtetëror, e pas tyre kanë rendur të përplasen të gjithë!

Ata protestojnë për gardhin e Teatrit, dhe Rama nga krahu tjetër merr çelsat e 61 Bashkive.

Ata protestojnë për rrangallen e Teatrit, dhe Rama mbush Gjykatën e Lartë me njerëzit e tij.

Ata futen në sallën e Teatrit, ndërsa Rama fut njerëzit në Gjykatë Kushtetuese.

Ata flen 24 orë tek dera e Teatrit, dhe Rama fut 24 kandidat tek SPAK

Ata betohen se do e rrëzojnë Ramën për gradaçelat imagjunare, ndërsa Rama merr në kontroll gjithë gradaçelat e pushteteve.

Të gjithë i ka peshkuar dhe i shkojnë pas lojës së tij. Çdo ditë nxjerr ndonjë artist që flet për teatrin dhe mban larg në heshtje çdo jurist që mund të flas për pushtimin e institucioneve.

Që media kontrrollohet dhe manipulohet këtë e kupton çdo kush.

Që populli është turmë qorre dhe përdoret edhe kjo është e qartë.

Tani na mbetet të kuptojmë pse Lulzim Basha hoqi dorë nga revolucioni, dorëzoi si skuth çelsat e bashkive dhe spostoi njerzit tek gardhi teatrit.

Deri dje ishte spektator. Sot është aktor i një komedie që luhet në një sallë që nuk do shembet kurrë por që u përdor si shashkë, tymi i së cilës mjegulloi krizën e vërtet të sistemit shqiptar.

Opozita politike, artistike, civile në fund do fitojë çelsat e mullarit në qendër të Tiranës, por edhe për këto çelsa do u duhet tu jap një kopje skenaristi i kësaj komedi të zezë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.