Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Pse Evisi nuk do jetë dot fija jonë e kashtës?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edlira Gjoni

Sepse armata që ka “nën urdhëra” as nuk do ia varë fare. Nuk njohin atë për ministre, por rilindasin që i ka emëruar drejtor a sekser.

Madje, mund tē marrin në telefon Taulantin, Ahmetin, Agasin, Endrin, mund të ndjehen aq bosa sa t’i shkruajnë edhe what’s up Ramës direkt: “Çfarë e ke këtë që na ke sjellë? Shiko se nuk bën dot kështu me mua kjo”.

“Kjo” e ka emrin Lindita, Besa, Evis, mund ta ketë Ogerta, Olta, Elisa, Mirela, pra përgjithësisht e gjinisë femërore, që autoritetin ia vënë në diksutim sepse këta “bosa” vartës nuk janë aty për t’iu bindur ministres, por sipas mendjes së tyre, partisë. E sipas sjelljes, vetëm CV-së e portofolit personal financiar, favorizues, abuzues e ushtrues të sado pakëz pushteti që mbart karrigia ku e ka çuar kupola.

Është sofistikuar arsimi (e më tej) si grupet e sofistikuara kriminale. Punon si sahat me kode, klane, ndere, pazare, duke sakrifikuar (po e deshi puna) emra e çeshtje publike, por kurrë klanin vetë.

Të gjithë të kujdesshëm brenda llojit: “Erdhe po kujdes. Ky është territori im. Mos e zgjat shumë, se nën sy të kemi”.

Me ushtrinë gati të tregojë vendin, fillimisht për të ruajtur rrethimin nga të jashtmit (prindërit, fëmijët, studentët, mësimdhënësit), e me më shumë punë, për të ruajtur a neutralizuar njëri-tjetrin, për punë pushteti, territori a influence.

Nuk është problem i një partie. Është gangrenë mendësie e operimi që po na gërryen deri në kockë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img