Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pse erdhi tani vendimi për Sali Berishën? Zyrtari i DASH: Sekretari Antony Blinken ka në dispozicion “informacion të besueshëm”, ka bërë korrupsion në kurriz të popullit

Shkruar nga Newsbomb
Pse erdhi tani vendimi për Sali Berishën? Zyrtari i DASH: Sekretari

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një vendimi të papritur lajmëroi se kishte shpallur “non grata”(person të padëshiruar për të hyrë në SHBA) ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, Berisha ishte i përfshirë në korrupsion dhe ishte gati të mbronte veten, familjen dhe aleatët e tij politikë.

Por, përse erdhi tani vendimi për ish-kryeministrin shqiptar?

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se Sekretari Antony Blinken ka në dispozicion ïnformacion të besyueshëm”për përfshirjen në korrupsion të Sali Berishës.

I pyetur nga “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në Neë York, ai u shpreh se, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Zyrtari në fjalë, i cili preferoi të mos identifikohej me emër, i tha gazetës se, “qeveria e Shteteve të Bashkuara po e bën të qartë se nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha”, që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet.

Ai e cilësoi ish-kryetarin e PD-së si “një individ për të cilin Sekretari i Shtetit është qartësuar se ka kryer akte korrupsioni në kurriz të popullit shqiptar.”

1- Lexo edhe: DASH: Sali Berisha i përfshirë në KORRUPSION, përdori pushtetin për t’u pasuruar bashkë me familjen dhe ALEATËT e tij
2- Lexo edhe: SHBA e futi në listën e ZEZË, reagon për herë të parë SALI BERISHA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll