Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Pse e porositi Ervis Martinaj vrasjen e Indrit Dokles? Artan Hoxha: Dy persona i shkuan Nuredin Dumanit në Kosovë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimet në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, duke thënë se nga të dhënat e publikuara deri tani nga SPAK dhe Policia e Shetit ka disa mospërputhje.

Hoxha tha se është pa sens të thuhet se i njëjti grup vrasësish të kenë punuar për katër grupe të ndryshme kriminale, të cilat ishin dhe rivale me njëra tjetrën.

albsig

spring

Hoxha tregoi edhe mënyrën se si u porosit vrasja e Indrit Dokles, sipas SPAK, nga Ervis Martinaj, ndërsa atentatin do ta kryente Nuredin Dumani, por ky i fundit nuk pranoi.

Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës në emisionin “Opinion”:

Plumbi i artë, në fakt duket më tepër sikur kanë kopjuar filmin “për një dollar më shumë”, plumbi duket se ka kuptimin e plumbit që plagosi në kurriz Nuredin Dumanin, sepse ai plumb solli kapjen dhe të gjithë këtë. Në datë 18, dje, gjykata ka firmosur kontrollet e banesave, në datën 19 është bërë ndërhyrja për ekzekutimin e urdhër arresteve. Kemi 9 në arrestuar, 9 ishin në burg dhe 14 nuk janë kapur. Aty te ata 14 janë emra, që më shumë se në Shqipëri ka shanse t’i takoj këtu ku jam. Por më rezulton se disa nga emrat janë në territorin e Shqipërisë. Këta persona duhet të merren në vëzhgim përpara se të dalë vendimi i gjykatës. Këta kanë një buxhet shumë të madh, kanë informacion si nga brenda policisë dhe prokurorisë. I kanë patur shefat e komisariateve me rroga mujore. Në ditën që duhet të kapeshin ata e kanë ditur këtë gjë. Për të mos thënë që janë sinjalizuar më para që të mos ishin në banesat e tyre.

Vëzhgimi i këtyre personazheve duhet bërë para vendimeve të gjykatës, janë personazhe që ruhen mirë, se e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë. Të vijmë te operacioni i sotëm që ka nisur në 14 prill, dy javë më pas ka nis procedimi dhe pas deklarimeve të Dumanit dhe Hoxhajt janë marrë 18 dosje të tjera që kanë qenë të arkivuara, dhe janë bashkuar në një procedim të vetëm, janë dosja 75. Kemi 4 grupe nga Tirana, 1 nga Durrësi dhe të tjerat. Ajo që ka treguar ky veprim i sotëm është një lëvizje për t’i dhënë kurajo vetes. Tentativa dhe deklarata e zotit Kraja sot ishte që ne do godasim gjithkënd dhe s’njohim të fortë. Janë disa ngjarje që llogjikisht nuk ka zgjidhje, i njëjti grup ekzekutorësh në Elbasan ka punuar për katër grupe që janë rivale. Kjo nuk ka sens. Po marr një episod tjetër, është një tentativë për një atentat që thuhet se është paguar 500 mijë euro dhe është marrë 100 mijë kapar, është kërkuar të vritet Indrit Dokle nga Ervis Martinaj, dy njerëz sipas Nuredin Dumanit i kanë shkuar në Kosovë nga Shqipëria, janë paraqitur si njerëz të Ervis Martinajt dhe i kanë thënë jemi të interesuar për të marrë përsipër vrasjen e Endrit Dokles. Pse Doklen, se është bashkëjetuesi i vajzës së atij ish-policiti që u vra me mbiemër Reçi dhe kunati i atij që e ndoqën me motorr për ta vrarë në makinë, Besnik Reçi. Vrasja do të bëhej se Martinaj e shikonte si kërcënim serioz Doklen që mund të hakmerrej.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img