Hapësire reklamuese

Politikë

“Pse e nuk prisha Teatrin më përpara”?! Rama-opozitës: Nuk i kemi “ngrënë” ne zonat e mbrojtura, i gjetëm “të ngrëna” nga ju dhe i zgjeruam

Shkruar nga Newsbomb
“Pse e nuk prisha Teatrin më përpara”?!

Seanca e sotme plenare vijon me debate lidhur me çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.  Kreministri Edi Rama në fjalën e tij, tha se deri në vitin 2018, harta e zonave të mbrojtura ishte e pandryshuar prej 30 vitesh dhe prej 20 vitesh për Butrintin.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se kishte pakësuar zonat e mbrojtura, ndërsa shtoi se maxhoranca ka qenë ajo që ka zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura.  

Ndër të tjera, Rama preku edhe prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se duhej prishur më parë.

Rama: Zonja Tabaku unë fola për Butrintin  dhe ju nuk e keni patur mendjen. Unë iu sqaroj sërish. Lidhja që bëni ju shkak-pasojë nuk bazohet në asjë fakt. Fakti është se deri në vitin 2018 harta e zonave të mbrojtuar ishte e pandryshuar prej 30 vitesh dhe prej 20 vitesh për Butrintin. Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha, për shkak të stimulimit masiv që ju i bëtë ndërtimeve pa leje. Nuk e se çfarë keni me investitorët strategjikë, dihet se për çfarë duhen.

Por dy shembuj do të jap: njëri është që nga harta e parkut ët Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit, është bërë me nje logjikë të cakltuar nën monitotimin e UNESCO, e cila kërkoi rishikimin. Ne jo vetëm që nuk kemi “ngrënë” zonat e mbrojtura, por kemi i gjetur “të ngrëna” dhe i kemi zgjeruar zonat e mbrojtura. Në kemi vënë në mbrojtje çfarë kemi mund të mbrojmë nga lumi i Valbonës, që lejet i dhatë ju. Edhe lugina e Shalës ka qenë e kërcënuar nga lejet tuaja.Kemi shtuar zonën e Munellës, kemi dhe Syrin e Kaltër. Shembuli tjetër që dua të sjell:  ju thatë se stadiumi ishte ikonë. Në fakt ishte sheshi i përdhunimit të një ikone.

Kur të shkoni në stadium, ikonën do e shihni aty. Për teatrin që dëgjoj britma, i vetmi problem është që nuk e prisha dot më përpara, 20 vite për një paçavure. Asnjë trupë e huaj nuk vinte të luante në atë teatër. Në TK do të ketë trupa ndërkombëtare, evente ndërkomëbtare. Çdo gjë që mbroni ju, duhet shkatërruar. Kur e kishit ju pushtetin nuk mbrojtët asgjë, nuk tregoni dot se çfarë monumenti mbrojtët, çfarë monumenti shpëtuat? Ku pastruat një ferrë ju? Ju harroni se ne jemi një vend që kemi detyrim nga të gjitha të dhënat e kësaj toke të bekuar, që ta bëjmë një vend turistik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu