Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Pse duhet ai rripi te fustani”? Këngëtarja Ermira Babaliu rrëfen situatën e vështirë në komunizëm: Nga një, “u detyrova” të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja e serenatave, shumë e dashur për publikun, Ermira Babaliu ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj artistike.

Ajo ka treguar vështirësitë me të cilat përballej një artist gjatë kohës së komunizmit dhe kontrolli që bëhej ndaj tyre, duke filluar që nga teksti i këngëve dhe deri te veshjet e tyre.

“Në atë kohë jepej dinastia, Ne e shikonim ashtu, në fshehtësi. Unë shikoj një fustan të bukur dhe me një shoqen time e bëjmë atë fustan, që ishte i zakonshëm në pjesën më të madhe të tij, por kishte një si rrip në pjesën e qafës.Në atë kohën, na i kontrollonin edhe fustanet, përveç këngëve. Dua të them më shumë dashuri, më shumë admirim që Vera Grabocka ishte për mua një nga të mirat, më stimulueset për të bukurën dhe për atë që i duhej skenës në atë kohë”, tregoi Ermira Babaliu për T.Ch.

Ndër të tjera këngëtarja kujtoi me nostalgji edhe një situatë të sikletshme më Vera Grabockën asokohe:

“Ajo më thotë: Ermira e ke shumë të bukur këtë fustanin, por si t’ia bëjmë këtij rripit në qafë?Të lutem po të kesh mundësi, shko merr leje të drejtori. Dhe unë i them; Po si jo, shkoj dhe shkova. Shkoj te drejtori, Marash Hajati dhe i them:

‘Shoku drejtor, unë jam këtu për këtë arsye, dua të dal me këtë fustan, por më duket se nuk duhet të dal”.

Ai më pyet, ‘po çfarë ka ky fustan?’ I them që ai fustani ka një rrip në qafë.

“Po ai rripi pse duhet, çfarë është ai rrip”, më pyet ai. I them që menduam ta bëjmë këtë rripin se është imitim i një kostumi popullor të zonës së Mokrës.

“Sa këngë këndon ti, pyeti”? Një i them unë.

“Në rregull”, përgjigjet, do këndosh dy. Kështu unë këndova vërtetë dy këngë”, tregoi Ermira Babaliu.

Më shumë

spot_img
spot_img