Hapësire reklamuese

Politikë

Pse drejtësia e re nuk po funksionon? Rama: Po të ishin gjërat kaq të thjeshta, nuk do i vinte radha një piktori të bëhej kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
Pse drejtësia e re nuk po funksionon? Rama: Po të ishin gjërat

Edi Rama u është drejtuar sot qyetarëve për 21 janarin dhe drejtësinë e munguar për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm. Kryeministri është pyetur direkt nga ndjekësit se përse drejtësia e re nuk po funksionon, për të nxjerr para ligjit autorët.

"Drejtësia e re ka filluar të funksionojë, por është një foshnje e cila ka filluar të hedhë hapat e parë dhe kërkon kohën e vet. Nuk mund të jetë një proces sa hap e mbyll sytë. Po të ishin gjërat kaq të thjeshta do i kishin bërë të tjerët më parë, nuk do i vinte radha një piktori të bëhej kryeministër", u shpreh Rama.

I pyetur se çfarë është bërë në 11 vite, që nga 21 janari 2011, Edi Rama u shpreh:

"Këto 11 vite u bë si vijon: E para fituam zgjedhjet, e dyta u angazhuam për reformën në drejtësi, bëmë reformën në drejtësi, nisëm procesin e pastrimit të llumit në drejtësi me largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që vazhdon sepse llumi është pambarim, filloi ngritja e institucioneve të reja, SPAK-u, Gjykata Speciale janë dy institucione të reja të cilat kanë filluar të funksionojnë. Nëse këto duken pak, nuk ka si të duket shumë në raport me një pritshmëri shumë të gjatë, por më besoni janë shumë për harkun kohor në të cilin kanë ndodhur."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu