Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pse do t'ia vjedhë Veliaj festën Vlorës?! Po Albanian Roots nuk e di për 28 Nëntorin?

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur të reklamojë me të madhe në çdo monitor e çdo "ledwall" përgatitjet për 28 Nëntorin. Dita e Flamurit që gjithë Shqiptaria e feston në Vlorë, prej kohës kur Ismail Qemali ngriti flamurin atje dhe shpalli Pavarësinë, po tentohet të vidhet nga Erion Veliaj.

Pak ditë më parë, përmes një videoje të beftë kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se në bashkëpunim me komunitetin e "Albanian Roots" që vepron në Amerikë, do të zhvillojnë në kryeqytet Paradën e Shqiptarëve me 125 bashki pjesëmarrëse nga trevat.

Mirëpo, kjo është një vjedhje që Erion Veliaj i bën festës së Vlorës, e cila prej më shumë se 100 vitesh festohet në qytetin ku u ngrit flamuri dhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Menjëherë pas deklaratës që kaloi disi në heshtje, Bashkia e Tiranës ka nisur të reklamojë në monitora e "ledwall" festimet për 28 Nëntorin duke bërë thirrje gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe diasporë që të vijnë në kryeqytet.

Kësaj thirrje turpi dhe ftese të kryetarit Erion Veliaj i janë bashkuar dhe "Rrënjët Shqiptare", një organizimi i komunitetit shqiptar në Amerikë i drejtuar nga Marko Kepi.

[caption id="attachment_757359" align="alignnone" width="829"]Komentet qe kane mbetur ne faqen e kryebashkiakut, pasi ata qe mendojne ndryshe jane "zhdukur" nga administrata e Veliaj Komentet qe kane mbetur ne faqen e kryebashkiakut, pasi ata qe mendojne ndryshe jane "zhdukur" nga administrata e Veliaj[/caption]

Kjo nismë është kundërshtuar dhe nga banorët e Tiranës, të cilët të shumtë kanë komentuar në faqen e kryebashkiakut dhe e kanë konsideruar turp vendimin për t'i vjedhur festën Vlorës e për ta zhvendosur vëmendjen në Tiranë. Nga 308 komente që janë bërë në total, sipas Facebook, në postimin e Erion Veliaj kanë mbetur me pak se 100, sepse shumica janë spastruar nga stafi i bashkisë.

Bie në sy se edhe ata pak që kanë mbetur mes komenteve, shkruajnë të gjithë të njëjtën frazë dhe janë pjesë e administratës së Bashkisë së Tiranës, nën varësi të Erion Veliaj.

Pikëpyetje ngrihen dhe mbi vendimmarrjen e "Albanian Roots", apo "Rrënjët Shqiptare" të drejtuar nga Marko Kepi. Gjasat janë që ky organizim në Tiranë të jetë një qokë për Erion Veliajn, sepse është e paimagjinueshme të mendosh që një organizim që mblidhet prej vitesh në SHBA të mos dijë që Dita e Flamurit festohet në Vlorë, prej më shumë se një shekulli.

Megjithatë, kryebashkiaku socialist i Vlorës nuk ka mbetur pas me përgatitjet. Ermal Dredha ka vendosur të ndjekë traditën duke shpallur një javë festë në qytetin e flamurit dhe të pavarësisë. Nga data 23 Nëntor deri më datë 29 Nëntor, Bashkia e Vlorës do të organizojë një agjendë të ngjeshur festimesh.

Vlora e flamurit dhe e historisë ka nisur prej datës 1 Nëntor duke valëvitur flamujt kuqezi në çdo ballkon e dritare, ndërsa pas tre ditësh, më 23 Nëntor do të nisë festa.

Ekspozita, koncerte, filma patriotikë, konferenca dhe muzikë me këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare. Elvana Gjata do të jetë një ndër të ftuarat e Bashkisë së Vlorës, por jo vetëm, pasi çdo cep i qytetit dhe lungomares do të jehojë në Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.

Mbetet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i kryeministrit Edi Rama, nëse ai do të ndjekë traditën duke shkuar në Vlorë bashkë me politikanët dhe krerët më të lartë të shtetit, apo t'i bashkohet festës që po tenton të vjedhë Erion Veliaj në Tiranë, bashkë me Marko Kepin e "Albanian Roots".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese