Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pse Ditmir Bushati nuk është në listën e Shkodrës? Rama i shmanget pyetjes: Në këtë betejë, yll është skuadra. Kush ka marrë më shumë, do…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d8cb1f88c50fe4fce8cc58ebfed320e0

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot ku prezantoi emrat kryesues të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, u pyet nga gazetarët se përse Ditmir Bushati nuk është në listën për deputet në Qarkun e Shkodrës.

Rama u përgjigj duke iu shmangur disi pyetjes, teksa tha se kjo është një betejë, ku ylli është skuadra e Partisë dhe se kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjellta.

“Në këtë betejë, yll është vetëm skuadra. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve. Nëse çfarë kemi arritur e kemi arritur sepse kemi pasur një skuadër kompetitive, çfarë nuk kemi arritur apo nuk ka shkuar mirë duhet përsëri të adresohet në sensin e skuadrës, në sensin e vendosjes së qëllimeve të përbashkëta pa egoizma. Ata që kanë marrë më shumë, kanë për të dhënë edhe më shumë, me siguri. Ka një kohë për të marrë, ka edhe një kohë për të dhënë”, u shpreh Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img