Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pse dhe kush i fshiu pamjet e Kryeministrisë? Artan Hoxha reagon pas rihapjes së hetimeve për 21 Janarin: 4 të vrarët nga armët e shtetit kërkojnë drejtësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha reagon pas lajmit se Prokuroria e Tiranës ka rihapur dosjen e 21 Janarit, duke rinisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, si dhe plagosjen e disa personave të tjerë. Sipas organit të akuzës këto dy vrasje janë pa autorë, pasi për të tjerët vendimi është dhënë më parë.

Hoxha shkruan se ky është shans i ri për të dhënë drejtësi për atë që ai e quan “një nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit.”

“Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?! Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?! Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?!

Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi. Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….”, shkruan ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Lexo edhe: Vrasja e 4 protestuesve para Kryeministrisë, rihapet dosja e 21 Janarit

Shënimi i plotë i tij:

Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, eshte nje shans i ri per te dhene drejtesi, per nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit…

Edhe pse kane kaluar me shume se 10-te vite nga kjo ngjarje, e ndodhur ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, perpara qindra kamerave te televizioneve, ende nuk eshte zbardhur e verteta per vrasjen e Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes.

Ne gjykimin e pare, gjykata fajesoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardes se Republikes Ndre Prendi, per vrasjen e protestuesit Faik Murto, dhe ish-shefin e shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes Agom Llupo, per vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…

Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?!Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?!

Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?! Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi. Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img