Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit, aty ku dhe priti përfundimin e seancën plenare, për miratimin e ligjit për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Për gazetarët Bardhi tha se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të cilat u miratuan nga manzhoranca mes tensioneve do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti u shpreh se nuk do t’ i binden asaj rrugllore për të cilën nuk kanë rënë dakort.
“Kuvendi është salla e rojeve private të Edi Ramës. Rama ka nevojë për forca sigurie që të ushtroje funksionet e tij. Sot në një atentat të vërtetë ndaj parlamentarizmit, është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes palëve në Kuvend. Ndryshme që bien ndesh me kushtetutën e Shqipërisë.
Vendimi i sotëm antikushtetues i pezullimit pa asnjë shkak kushtetues i mandatit të deputetëve do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Ne nuk e njohim këtë ndryshim të dhunshëm të rregullores së parlamentit. Përveç ndjekjes së rrugës institucionale nuk do ti bindemi atyre rregullave që nuk kemi rënë darkod”, tha Bardhi.
LEXO EDHE: PS miraton mes tensioneve rregulloren e re të Kuvendit
Rregullorja e re u miratua pa diskutim, me 74 vota pro. Rregullorja e re përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Sipas rregullores së re deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.