Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS votoi ashpërsimin e rregullores, Meta: Po synojnë asgjësimin e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
PS votoi ashpërsimin e rregullores, Meta: Po synojnë asgjësimin e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi mazhoranca miratoi mes tensioneve dhe kaosit ligjin për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka thënë se ndryshimet e bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmin. Prandaj dhe sipas tij pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikueshtuese është i papranueshëm.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm. Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”, ka shkruar Meta.

LEXO EDHE: PS miraton mes tensioneve rregulloren e re të Kuvendit

Rregullorja e re u miratua pa diskutim, me 74 vota pro. Rregullorja e re përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.

Sipas rregullores së re deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

LEXO EDHE: PS votoi ndryshimet në rregullore, Bardhi: S’do bindemi, do ta çojmë në Kushtetuese

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese