Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

PS video për çmimin e naftës, lexuesit-Ramës: Nuk jemi dele

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste ka zgjedhur që të nënvlerësojë nismat e opozitës kundër çmimit të naftës nëpërmjet një video, por vetëm në pak minuta të postimit në ‘’Facebook” nga kryeministri Edi Rama, ia kanë behur komentet kundërshtuese.

“O Edo, gabon rëndë kur i merr për budallenj të gjithë shqiptarët apo mendon se do i budallepsësh me video të tilla! Ç’ndodhte në kohën e Salës e di mirë ky popull ndaj dhe e ndëshkoi me votë! Megjithatë, e shkuara nuk të jep aspak të drejtë të thuash se tani jemi më mirë, ndërkohë që luhatjet më të mëdha kanë ardhur si pasojë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare. Prandaj Edo, kohën që harxhon me postim video-talljesh, mundohu ta harxhosh me problemin real, kështu do i jepje ndihmë të madhe ekonomisë dhe gjithë qytetarëve të ketij vendi. Automatikisht do fitoje nga ata mirënjohje dhe votë kur të vijë koha ”, shkruan një komentues.

Kurse një tjetër thotë se me këtë lloj video ofendohet populli. “Çar janë këto budalliqe.Kjo ulje çmimi nuk është puna juaj. Ky është një ofendim që i bëni popullit, sikur ne të ishim dele.Turp për këtë informacion që na jepni, turp.”

Në komentet e 447 lexuesve, ka edhe nga ato që e përgëzojnë për uljen e cmimit.Në video shihet qartë që pyetja themelore është ajo nëse ka moral opozita të flasë për çmimin e naftës kur në 8 vjet e ka dyfishuar çmimin, ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes socialiste, çmimi I naftës ka rënë me 20%.

 

 

 

 


Më shumë