Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS vendos mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm, Balla: Bëhemi gati të fitojmë zgjedhjet në 2023 dhe 2025

Shkruar nga Newsbomb
PS vendos mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm, Balla:

Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar për mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm në datën 12 qershor, që përkon me 30 vjetorin e kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij në Asamble, sekretari i përgjithshëm Taulant Balla tha se mbledhja ka për qëllim nisjen e një analize të thellë 6 mujore të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, punë me të cilë do të merret një komision i posaçëm.

Balla tha se gjatë kësaj periudhe do të forcohen organet e PS-së si në njësi, bashki por edhe qarqe, duke paralajmëruar edhe reformë në rang drejtuesish, çka newsbomb.al e ka raportuar më herët.

“Jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë të thellë, në çdo njësi, bashki dhe çdo qark. Ne duhet të bëhemi gati për fitoren e zgjedhjeve 2023 natyrshëm dhe të atyre parlamentare 2025.

Duhet të forcojmë organizatat socialiste, ku jo të cilat kishin organizimin e duhur. Kjo Asamble do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për të ndërrmarë një hapje të Partisë. Do të miratohet një raport i plotë i këtij procesi analitik.

Në 12 qershor familja jonë mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur. Do të paraqitet vizioni Shqipëria 2030. E deklaroj mbledhjen e Asamblesë të hapur dhe kaloj te miratimi i thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste”, deklaroi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese