Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

PS u tërhoq nga paketa “Anti-shpifje”, reagon PD: Fitoi fjala e lirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

15fc4fc25d5a2ea5f03143ebb73d7077

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, mazhoranca kërkoi që të shtyhet dekreti i presidentit Ilir Meta për paketën “Anti-shpifje”, derisa të merret vendimi nga Komisioni i Venecias.

 Pas këtij vendimi ka reaguar për herë të PD. Ish-deputetja Albana Vokshi përmes deklaratës së saj e ka cilësuar këtë vendim si “fitore të fjalës së lirë”. 

“Fitoi fjala e lirë. Edi Rama u betua për javë me rradhë që do të votojë në parlament paketën e censurës kundër medias online. Nuk la njeri pa kapur, gur pa lëvizur, por dështoi.

U tërhoq sot nga votimit pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, kundër të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Stërbetimet se do të rrëzojnë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin antikushtetues, përfunduan si propagandë boshe.

Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.

Pushteti i Edi Ramës po shkërrmoqet dita ditës. Të gjithë bashkë, ne mund t’ia dalim të ruajmë liritë tona, lirinë e shprehjes, lirinë e votës, lirinë zgjedhjes”, ka thënë Vokshi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img