Hapësire reklamuese

Politikë

PS tërheq ligjin për Amnistinë nga seanca e sotme në Kuvend, nuk siguron dot 84 vota

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialiste ka tërhequr ligjin për amnistinë penale nga seanca e sotme , pasi nuk siguron dot 84 votat që duhen për ta miratuar.

Ky vendim i Partisë Socialiste vjen për shkak se kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi dje se deputetët e tij nuk do të paraqiten fare në seancën e votimit të Amnistisë, për të evituar çdo mundësi për rrjedhje votash, në kushtet kur mazhoranca e vetme nuk e plotëson dot shumicën e cilësuar prej 84 votash, që nevojitet për miratimin e draftit. Në argumentin e tij kundër amnistisë penale, Basha akuzoi mazhorancën se kjo e fundit po tenton të shpëtojë zyrtarë të korruptuar.

Lexo edhe: Shuhen shpresat për të dënuarit, deputetët e Bashës tërhiqen nga votimi në Kuvend

Kreu i PD iu referua një amendamenti të votuar të martën në Komisionin e Ligjeve që bënte përfitues të uljes së dënimit edhe për të burgosurit që janë dënuar për vepra të lehta penale me vendim të formës së prerë nga GJKKO.

Për votën pro amnistisë, Basha kërkoi heqjen nga përfituesit të të dënuarve nga Gjykata e Posaçme dhe pranimin e propozimeve të PD, për falje të plotë të protestuesve të dhunshëm të viteve 2018-2020.

Edhe Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat pohoi se nuk do votojnë amnistinë penale. Pavarësisht dakordësisë në parim, e quajti procesin jo transparent, me qëllim shpëtimin nga dënimi të zyrtarëve të korruptuar.

Deputeti Gazment Bardhi Deputeti Gazment Bardhi

Pas deklaratës së Bashës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi aludimet mbi amnistinë penale që ka shkuar në Kuvend. Ai tha se asnjë shtetas i dënuar me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme nuk do të përfitojë.

Ministri Manja tha se amnistia ndahet në dy komponentë, amnisti nga dënimi dhe amnisti mbi ndjekjen penale.

Ministri i Drejtesise Ulsi Manja Ministri i Drejtesise Ulsi Manja

“Nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe po gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka për të gjitha veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vjet burgim, pra kundravajtje penale. Por edhe sa u takon kundravajtjeve penale, ka përjashtime. Nuk do të amnistohen nga ndjekja penale pavarësisht se janë kundravajtje veprat penale që kanë të bëjnë me nderin dhe dinjitetin e individit, apo me dhunën në familje, apo dhunën me bazë gjinore”,  theksoi Ulsi Manja.

Lexo edhe: Ministri sqaron amnistinë penale: Asnjë i dënuar me kërkesë të SPAK nuk përfiton!

Ulsi Manja sqaroi se do të ketë amnisti mbi dënimin për të gjithë ata persona që janë në qeli dhe dhe përfitojnë liri të plotë dhe të dënuar burra që u ulet 1 vit dënim dhe të dënuara gra që u ulen 1.5 vite nga dënimi.

Po ashtu, ministri i Drejtësisë u bëri thirrje të gjitha palëve që të lënë mënjanë lojërat e vogla politike dhe të bashkojnë votat me mazhorancën për të miratuar amnistinë dhe uljen e dënimit që presin qindra të dënuar.

Gjithashtu nga ane e tij kryeministri Rama tha dje pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare se Partia Demokratike është keqkuptuar në lidhje me projektligjin për amnistinë penale duke shtuar se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një sqarim në lidhje me Amnistinë Penale dhe përfituesit.

Lexo edhe: Amnistia penale, Rama: Keqkuptim total nga PD, e sqaroi sot ministri Manja

Ndërkaq ne seancën e sotme do të votohet edhe projektligjet:

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

“Per ratifikimin e marreveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit te studimeve universitare ne Evropen Qendrore “CEEPUS IV”.

Mbetet për tu parë nëse seanca e sotme do të zhvillohet në kushte normale, ose jo, pasi muajt e fundit seancat në Kuvend kanë përfunduar makismumi për 20 minuta për shkak të tensioneve dhe rrëmujës të shkaktuar nga grupimi i opozitës Berisha-Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese