Hapësire reklamuese

Politikë

‘PS të reflektojë’, Bylykbashi pas takimit: Sapo dorëzuam draftin Gjiknurit bojkotoi mbledhjen

Shkruar nga Newsbomb
Oerd Bylykbashi

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka folur pasi ka përfunduar mbledhja, dhe i ka bërë thirrje mazhorancës që të reflektojë dhe të pranojë propozimin e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODHIR.

Bylykbashki tha se sapo dorëzoi draftin në mbledhje, sipas tij qëllimi i përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknuri, ishte bojkotimi i plotë.

“Kemi kërkuar konsensus dhe u gjet më 30 qershor. Ndryshimet kaluan në parlament dhe për ne u plotësua detyra e këshillit. Sot PS refuzoi sërish që ti drejtohemi OSBE. Dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që duke përfaqësuar interesat e  shqiptare do të vazhdojmë këtë detyrë, presim që PS të reflektojë sa më parë.

Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëllimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë. Tha mund ti drejtohem unë me një pyeje ose, jo tha Gjiknuri vetëm unë mund të shkojë te OSBE pyetjet që bën opozita nuk mund të shkojnë. Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi vetëm një këshill konsultativ. KP ka qenë një këshill vendimarrës”, u shpreh Bylykbashi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll