Hapësire reklamuese

Politikë

PS shtyn dekretin e Metës për ‘Anti-shpifjen’, mazhoranca përplaset me opozitën. Hajdari: Nuk jam dakord. Balla: Jam i befasuar (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë seancës së sotme në Kuvend Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka thënë se diskutimi për paketën “Anti-shpifje” që është kthyer në Kuvend nga presidenti Ilir Meta do të shtyhet nga rendi i ditës për të pritur vendimin e Komisionit të Venecias.

Vendimi i Ballës nuk është pritur mirë nga deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e cila reagoi menjëherë duke thënë se nuk është dakord që të shtyhet diskutimi, pasi sipas saj Balla duhet të ishte konsultuar përpara se të merrte një vendim.

Nga foltorja Balla tha se ‘Venecia’ do të diskutojë në procedurë të përshpejtuar më 21 mars këtë paketë, ndërsa shtoi se në Tiranë pritet të vijë në delegacion në muajin shkurt.

Pjesë nga diskutimi:

Balla:Historia e informaliteti në sektorin e medias duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. E mora fjalën për të informuar Kuvendin, që edhe pas miratimit të paketës ‘Anti-Shpifje’ ne kemi komunikuar me partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne jemi anëtarë prej vitesh në Këshillin e Europës.

Dua të ndaj me ju se me reporterët, kemi qenë në komunikim të vazhdueshme për disa çështje dhe kemi vendosur që të kërkohet një opinion më i thelluar nga institucioni që ne shqiptarët e kemi gjithëpranuar, jo vetëm ne, sikur se është Komisioni i Venecias. Dua t’ju informojë se sapo më ka ardhur komunikim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vinë në Trianë për të dialogur me ne, me këdo.

Ligji për mediat audiovizive. Diskutimi për të, do të shtyhet. Të qëndrojë në program por të shtyhet vendimi derisa të vijë vendimi nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka dhënë propozime të mira të cilat janë respektuar.

Hajdari: Zoti kryetar nuk jam dakord me Ballën. Duhet të kishim rënë dakord nëse shtyrja do të ishte e duhur. Nëse është e mundur dua të marr fjalën...

Ruçi: Të lutem zonjë këtu po flaism për rendin e ditës.. Ju nuk jeni dakord të hiqet nga rendi i ditës, pra doni që të marrim vendim para se të flasë Komisioni i Venecias?

Hajdari: Jo nuk dua të hiqet nga rendi i ditës...

Ruçi: Po si mendoni. Ta vendosim pa marrë rekomandimin e komisionit?

Hajdari: Ne duhet të kishim rënë dakord nëse kjo do të shtyhet apo jo. E kuptoj se Balla do të bëjë një heriozëm... Fakti është se ju doni të hidhni poshtë dekretin e presidentit...

Balla: Ndihem i befasuar nga qëndrimi i opozitës parlamentare sepse kjo mazhorancë ka vendosur një standard dhe standardi ëshë që investimi tek Komisoni i venecias përmbyll çdo lloj diksutimi.

Nuk ka lidhje dekreti me çështjen, dekreti është akt politik i presidentit. Unë nuk kam asnjë dyshim dhe e them që ligji që është bërë është shumë mirë dhe komisioni do te jepte pro nesh. Por proceduralisht kjo automatikisht shtyhet.

Nëse doni të bëni votim e bëjmë, por do tju marrë kohë kot.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll