Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

PS “shkrin” LSI në Berat, i merr të vetmin mandat qarkut të Ilir Metës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Beratit.

Në Berat u shpall fituese Partia Socialiste ku arriti të “rrëmbente” 5 mandate. Ajo që ra në sy është se për herë të parë LSI nuk arritë të merrte as edhe një mandat në këtë qark, ndërkohë, Partia Demokratike ka 2 mandate deputeti.

LSI në zgjedhjet e mëparshme parlamentare atë të 2013 si dhe të 2017 arriti të merrte nga dy mandate. LSI ka pasur prezencë të fortë në Qarkun Berat që nga themelimi i saj. Në vitin 2005, Ilir Meta fitoi garën e vetme në maxhoritar në Skrapar, vendin e tij të lindjes.

“Është fitore e PS dhe e Edi Ramës në gjithë Shqipërinë. Këtu në Berat ne morëm 5 nga 7 mandate. Kemi një ribashkim të së majtës, asaj të majte që ishte përçarë. Një garë dinjitoze, pa incidente dhe një garë e bukur që shkonte me rezultate kuti më kuti”, tha Blendi Klosi pas fitores, i cili arriti të merrte mandatin e tij si deputet në kutinë e fundit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img